Dasma e Princ Harry-t me aktoren Meghan Markle është një nga eventet e vitit 2018 që me zor po pritet nga njerëz të ndryshëm nëpër botë.

Pak javë para dasmës së tyre, çifti kanë zbuluar disa detaje të reja. Kështu dasma do të zhvillohet në St George’s Chapel në 19 maj, datë e cila përkon me finalet e FA Cup, ndeshjet kualifikatore për UEFA Europa League. Pallati mbretëror ka njoftuar se ceremonia do të nisë në mesditë, ndërsa Arqbishopi i Canterburry, Justin ëebly, do të celebrojë çiftin.

Advertisement

Sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror, rreth orës një të drekës çifti do të nisë një parakalim me karrocë me kuaj, ndërkohë që menjëherë pas tij, do të mbahet eventi festiv në hollin e St George’s Chapel së bashku me të ftuarit. Më pas në mbrëmje, Princ Harry dhe Meghan Markle, do të organizojnë një ceremoni private, ku të ftuar do të jenë miqtë më të ngushtë dhe familjarë të çiftit.

Gjithashtu, mbretëresha dhe e gjithë familja mbretërore dhe familja e Meghan do të jenë të pranishëm në ceremoni.