Kohët e fundit këngëtari Dashnor Diko është distancuar nga muzika, por është bërë aktiv në Facebook.

Përpos fotove aktuale, ai poston shpesh foto të vjetra me kolegët e tij. Të fundit kanë qenë dy foto gazmore me Elton Dedën, të cilat janë realizuar në Pogradec.
Në foton e parë dy këngëtarët kanë pozuar shumë normalisht, ndërsa në të dytën janë varur posht një ure në liqenin e Pogradecit.
Krahas fotos Dashnori shkruan: “Efektet e drekës në Pogradec ? dikur”

Advertisement

Me siguri pasi ta shihni me vëmendje foton dhe ju njësoj si ne do të mendoni: “Si kanë qëndruar vallë?”