Këndi i lojërave “7 xhuxhat” në rrugën e Elbasanit dhe do të ketë një pamje të re, pasi do të shndërrohet në një kënd lojërash modern për fëmijët por dhe shlodhës për të rriturit.

Ndërkohë që projekti parashikon që pjesa e nëndheshme të shërbej si parking nëntokësor publik. Sipas fotove të projektit, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Advertisement

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.