Cila është vërteta mbi koncertin e Dua Lipa në Prishtinë?

Kohët e fundit, është bërë tashmë publike se Dua Lipa do të jetë LIVE për publikun në muajin Gusht, në Prishtinë. E ndërsa në të gjitha lajmet që qarkullonin, përmëndej Sunny Hill Music Festival, normalisht që na lindi pyetja se çfarë ishte në fakt ky festival.

Sunny Hill në fakt, është një fondacion i themeluar pikërisht nga artistja Dua Lipa, sipas informacionit që gjithashtu është i publikuar në faqen zyrtare të këtij fondacioni.

Advertisement

E ndërkohë që na gëzon fakti që ky koncert do të mbahet në Prishtinë më datë 9 Gusht, ajo që na surprizoi për mirë, është edhe më shumë iniciativa e artistes për këtë fondacion, dhe projektet e tjera të tij.

Për më shumë, mund të vizitoni http://sunnyhillfoundation.org

Nga ne në ENERGY… Suksese 🙂