Pas 8 vitesh martesë, çifti i njohur i aktorëve i japin fund lidhjes së tyre. Lajmin e kanë bërë publike vetë Chris Pratt dhe Anna Faris, të cilët ditën e djeshme (6 gusht) thanë publikisht se martesa e tyre ka marrë fund.

Advertisement

Përmes postimit të tyre në rrjetet sociale ata shprehen: “Ne u munduam që kjo të funksiononte dhe jemi shumë të zhgënjyer.”

Ylli i “Scary Movie” dhe bashkëshorti i saj duket se tashmë e kanë firmosur divorcin.

“Unë dhe Anna jemi të trishtuar t’ju themi se po ndahemi ligjërisht.  U përpoqëm për një kohë të gjatë, jemi të zhgënjyer. Djali ynë ka 2 prindër që e duan shumë dhe për të mirën e tij duam që kjo situatë të jetë të zgjidhet në privatësi. Ne akoma kemi dashuri për njëri-tjetrin, do ta vlerësojmë gjithmonë kohën e kaluar bashkë dhe respekti nuk do të ndryshojë.”- shkruan në Facebook aktori i ’10 Years’.

Çifti shumë i dashur nga publiku, prej 8 vitesh ishin të martuar dhe kanë një fëmijë së bashku..