Modelja e njohur Chrissy Teigen ka të njëjtin problem që mund të ketë jo vetëm çdo femër me bashkëshortin e saj, por të gjithë çiftet.

Problemi qëndron këtu:

Advertisement

“Po John Legend unë i blej dhe i lë të gjithë karikusit e telefonit në të gjithë shtëpinë, që ti t’i marrësh me vete të gjithë në punë. Të dua që i do karikuset. Janë të gjithë për ty. Arsyeja pse i blej është sepse ti i do”,-ka shkruar Chrissy në Twitter.

Kujtojmë se modelja dhe këngëtari John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, dhe nëse ajo nevrikoset shpesh, edhe për gjënë më të vogël, i lejohet të ketë të drejtë.