Sot, në emisionin e mëngjesit, “Chaud Patate” në Energy Radio, u diksutua një temë mjaft interesante, e cila duket se i kthehu për herë të parë të gjithë shqiptarët në një mendje.

Tema lidhej me politikanët e vjetër dhe të rinjë në shqipëri dhe pyetja që ngritën moderatorët e emisionit ishte: Politika nuk ndryshon, por figurat po. Si mendoni më mirë figura të reja apo të vjetra?

Advertisement

Mendimet e publikut në sondazhin e Instagramit, në vox pop-et e mbledhura në rrugë, por edhe nga personat që shkruanin në numrin e telefonit të Energy Radio ishin të shumta dhe të gjithë mbështetën mendimin se figurat në politikë duhet të ndryshojnë.

Lidhur me këtë temë foli dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me të cilin u krijua një lidhje e drejtëpërdrejtë nga zyra e tij. Sigurisht si një deputet i ri dhe ai do të mbështeste të njëjtin mendim me publikun, duke ironizuar deputetët e vjetër në Parlament, për të cilët tha se e konsiderojnë si një pronë të vetën politikën. Ndërsa nga ana tjetër ironizoi deputetin më të vjetër të Partisë Socialiste, Besnik Baren, për të cilin tha se nuk ka një mendim të vetin dhe thotë atë çfarë i thotë kryetari.

“Një shembull është Besnik Bare, deputeti më i vjetër i PS-së, tek i cili nuk shoh se ka ndonjë mendim të vetin dhe që nuk ndikohet nga partia. Ai thotë atë që i thotë kryetari. Madje nëse i thotë kryetari “tështi” ai tështin. Janë në këtë nivel pjesa më e madhe e plitikanëve.”,- tha duke qeshur Salianji.

Një ditë më parë Stalianji festoi 30-vjetorin e lindjes, kjo i shtyu moderatorët të pyesinin deputetin nëse ka në plan ndonjë martesë së shpejti dhe ai me batutë u përgjigj: Mua nuk më pëlqejnë këto dhe nuk e kam përdorur asnjëherë jetën personale për ta përfshirë në jetën publike, por e sigurt është që kjo është një sipërmarrje më e madhe sesa të përfaqësuarit e njerzve në Parlament. Kështu që, akoma jo.

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë të deputetit: