‘Once Upon a Time in Hollywood’ , pritet të vijë vitin tjetër.

Quentin Tarantino ka përzgjedhur Brad Pitt në filmin e tij të ardhshëm për Charles Manson së bashku me Leonardo DiCaprio. Regjisori gjithashtu njoftoi emrin e ri të filmit, i cili titullohet “Once upon a time in Hollywood”.

Sipas Sony Pictures, filmi përshkruhet si “një histori që ndodh në Los Angeles në vitin 1969, në kulmin e  Hollywood-it”. Dy personazhet kryesorë janë Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), ish-ylli i një serie televizive, dhe producenti i tij i vjetër Cliff Booth (Brad Pitt). Të dy po përpiqen me shpirt të japin diçka për një Hollywood që nuk e njohin më… Por Rick ka një fqinje shumë të afërt që mund t’i ndihmojë… Sharon Tate.

Tarantino ka punuar me të dy aktorët edhe më parë. DiCaprio ishte pjeë e filmit të vitit 2012, Django Unchained, kurse Pitt luante tek Inglourious Basterds në 2019-ën.

Filmi pritet të dalë më 9 gusht të 2019-ës, datë kjo e cila përkon me 50-vjetroin e vrasjes së Sharon Tate.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.