Dolores O’Riordan ka ndërruar jetë papritur…

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 46-vjeçares përveç faktit se ajo ndodhej në Londër.

“Këngëtarja irlandeze Dolores O’Riordan ka vdekur sot papritmas në Londër”, tha një përfaqësues i këngëtares për The Limerick Leader.

Advertisement

Dolores publikoi dy albume solo pasi grupi ishte në krizë. Grupi irlandez u rikthye sërish në 2009-ën. Këngëtarja u nda gjithashtu edhe nga bashkëshorti i saj prej 20 vitesh në 2014-ën, me të cilin kishte tre fëmijë.

Të gjithë sigurisht do e kujtojnë gjatë me dy hitet e grupit si “Zombie” apo “Linger”.