Portugali – Miratohet buxheti 2011

Portugalia miratoi ditën e Premte buxhetin e saj për vitin 2011. Buxheti parashikon rritje të ndjeshme të taksave dhe ulje të shpenzimeve publike, në përpjekje për të ulur borxhin e vendit.

Irlandë – Protesta paqësore kundër masave anti-krizë

Mijëra persona pritet të dalin sot në rrugët e Dublinit në kuadër të një proteste kundër planit 4-vjecar anti-krizë të qeverisë irlandeze.

Tiranë – Rifai shpreh gatishmëri për bashkëpunim në sektorin e turizmit

“Shqipëria ka shansin të shmangë gabimet e vendeve të tjera në zhvillimin e industrisë së turizmit, si në zonat bregdetare ashtu edhe në ato malore, pasi mund të zhvillojë një turizëm të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, kulturës shqiptare dhe vetë ambientit”.

Tiranë – Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Polonia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian gjatë kohës kur ky vend do të jetë në presidencën e BE-së në vitin e ardhshëm.

Tiranë – Lëvizja Europiane zhvillon tryezë për anëtarësimin në BE

Lëvizja Europiane në Shqipëri ka zhvilluar sot tryezën e debatit për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.