Cameron Diaz do të heq dorë nga aktrimi?

Ky lajm ndoshta do të mërzisisë shumë fansa të saj…

Cameron Diaz është një nga aktoret më të famshme të Hollivudit, me filma si “Charlie’s Angels”, “Shrek” dhe “There’s Something About Mary”, por duket se ajo do të lërë përfundimisht aktrimin për t’u përqendruar te familja që ka krijuar me muzikantin Benji Madden.

Advertisement

Sipas “Daily Mail”, 45-vjeçarja i ka thënë një shoqeje të ngushtë që do të dalë në pension. Në fakt, Cameron Diaz nuk shihet në ekranin e madh që në vitin 2014, ku interpretonte në filmin “Annie”.