Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin një vendim

Për hir të fëmijëve…

Pas sherreve të mëdha për kujdestarinë, dy vjet nga dita kur Angelina kërkoi divorcin, E!News shkruan se aktorja 43-vjeçare dhe aktori 54-vjeçar kanë vendosur ta zbusin situatën me qëllimin që fëmijët të jenë sa më të qetë.

Advertisement

Burime pranë tyre thonë se Angelina dhe Brad kanë pasur një takim të fshehtë në shtëpinë e saj. Kjo është hera e parë që prej terapise në grup, që dyshja takohen dhe përpiqen t`i bëjnë gjërat të funksionojnë. Përballja duket se ka shkuar mirë dhe që të dy janë gati të mbajnë këtë dorë përgjatë gjithë procesit.

Ky sigurisht është një hap i madh për të dy.