Blerandi e Ledri shkëlqejnë

Sonte Z Mobile Prishtina triumfoi kundrejt skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 73-92 në ndeshjen e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Në këtë ndeshje nuk munguan as krerët e klubit basketbollist të cilët përcollën nga afër këtë lojë ku shkëlqyen djemtë tanë, të cilëve iu bashkuan edhe shumë bashkatdhetar që jetojnë në Ukrainë, shkruan Indeksonline.

 

Në disa imazhe të shpërndara në rrjetet sociale mund të shihni, Blerand Stavilecin kryetarin e klubit Z Mobile Prishtina dhe nënkryetari, Ledri Vula.

 

Të dy përveç që krenarë me paraqitjen e basketbollistëve kosovarë, ata shkëlqyen edhe me dukjen e tyre, ku u shfaqen elegant dhe mjaftë me stil./Indeksonline/