Bleona zbulon arsyen pse zhvishet në daljet e saj publike (Foto)

Tashmë jemi mësuar që çdo dalje e Bleonës të bëj “zhurmë”, duke u komentuar si mjaft provokuese.

Por, Bleona e ka një arsye pse zhvishet nëpër evente të rëndësishme dhe këtë e ka treguar në një intervistë për prestigjozen “Dialy Mail”

Advertisement

Këngëtarja ka thënë se zhveshjet e saj në publik janë art dhe jo me qëllim që të bie në qendër të vëmendjes.

“Gratë kanë qenë të shtypura aq gjatë, të para si objekte nga burrat në këtë industri. E vesha atë fustan të hapur për fushatën #MeToo (kundër ngacmimeve seksuale). U desh të kuptohej se unë jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten ashtu siç jam në të vërtetë. Të gjitha gratë duhet të ndihen rehat me këdo që janë”,- është shprehur Qereti për “DailyMail”.