Mos u përzjeni me Beyonce-n e sidomos me bashkëshortin e saj!

Këtë e ka treguar mikesha e yllit të muzikës, komediania Tiffany Haddish. Ajo u shpreh se mamaja e tre fëmijëve u nevrikos keq kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç‘duhet burrit të saj, reperit Jay Z. Në një intervistë për ‘Uncensored’, Haddish zbuloi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një aktore (emrin e së cilës nuk e bëri të ditur), e cila po fliste me reperin dhe i vendosi dorën në karharor gjatë një feste pas koncertit të Jay-Z.

Advertisement

“Aktorja e preku Jay Z në kraharor dhe Beyonce ia kthehu me një sjellje agresive sikur po thoshte ‘ku*vë’! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje. Ajo iu afrua dhe i tha, ‘Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim!”

Beyonce nuk e kishte lënë me kaq, ajo i kishte thënë disa fjalë të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë sa donte t’i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin.

Për të zbutur situatën, Haddish i kërkoi këngëtares të bënin një selfie…