Bes Kallakun do e shikojmë së shpejti në një film aksion (Video)

Bes Kallaku njihet për batuatat e tij dhe si një aktor komedie, por këtë herë shfaqet ndryshe.

Aktori ka vendosur ta vazhdojë më tej karrierën në film, madje këtë herë në një zhanër aksion dhe përkrah aktorëve të njohur amerikanë.

Advertisement

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ ‘trailer-in’ e filmit, në të cilin duket se do të ketë një rol të rëndësishëm. “’The Brave’, së shpejti në kinema”, – ka shkruar aktori. Përveç kësaj, bie në sy se një pjesë e skenave të filmit janë xhiruar në Tiranë. Madje në këtë film nuk merr pjesë vetëm Besi, por edhe aktori tjetër shqiptar, Ervin Bejleri. Përkrah tyre do të luajnë aktorët e njohur amerikanë, Armand Assante dhe Louis Mandylor.

#TheBrave. Se shpejti ne kinema.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on