Dhimbjet për një zemër të lënduar mund të jetë më të mëdha nëse je një personazh publik. Bella Hadid ka folur hapur për ndarjen e saj nga The Weeknd në një intervistë të dhënë së fundmi për “Teen Vogue”. “Dashuria të lëndon, por duhet t’ja dalësh”, ka thënë modelja 20-vjeçare, e cila sapo është ndarë nga i dashuri.

Engjëlli i “Victoria’s Secret” dhe këngëtari 26-vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në muajin nëntor 2016.

Advertisement

“Ishte ndarja ime e parë dhe ishte shumë e hapur për publikun. Nga jashtë mund të duket sikur unë e përballova shumë mirë, por ajo mbetet gjithmonë në zemrën tënde dhe do të të lëndojë vazhdimisht. Do jetë e vështirë për pak kohë”, tha modelja.

“Por gjithmonë do ta respektoj atë dhe do ta dua. Ndonjëherë trishtohesh shumë dhe mundohesh t’ja dalësh në mënyra të ndryshme, por në fund të ditës, ti kurrë nuk dëshiron të djegësh një urë për të cilën ke luftuar shumë për ta ndërtuar”.