Nisi e gjitha si një projket sekret, por postim pas postimi zbuluam se “Back To You” do të ishte kënga më e re e Selena Gomez, e cila do të jetë kolona zanore e sezonit të dytë të serialit “13 Reasons Why”.

 Edhe pse singëlli do të dëgjohet në këtë serial, nga teksti na le të kuptojmë se Selena e ka shkruar për një person në veçanti, po, e kemi fjalën për ishi-n, Justin Bieber.

“I wanna hold you when I’m not supposed to / When I’m lying close to someone else / You’re stuck in my head and I can’t get you out of it / If I could do it all again / I know I’d go back to you” që në shqip do të ishte diçka e tillë: “Dua të të kem afër edhe kur nuk duhet/ Kur qëndroj pranë dikujt tjetër/ Më ke ngelur në mendje dhe e kam të vështirë të të harroj/ Nëse do mundja të bëja çdo gjë nga e para/ Do kthehesha tek ty.” Me këto fjalë, çfarë tjetër mund të mendosh?!

I wanna hold you when I’m not supposed to…

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Ndërkohë shijoni këngën dhe vokalin e ëmbël të 25-vjeçares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here