Vdekja e Amy Winehouse në moshën 27-vjeçare shokoi botën e muzikës dhe të gjithë fansat e saj.

Më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares, i ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme, teksa fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent. Ai ka rrëfyer për “The Sun” se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”,- ka thënë Mitch.

Advertisement