Mbrëmjen e djeshme, Taylor Swift fitoi çmimin për “artisten më të mirë femër” gjatë iHeartRadio Music Awards.

Ajo nuk ishte prezente në event- dhe kjo nuk ishte aspak e çuditshme, pasi këngëtarja ka pak kohë që qendron larg medias dhe kamerave.

Megjithatë, Swift prezantoi klipin më të ri të këngës “Delicate”, shkëputur nga albumi “Reputation”, një video e cila ndoshta tregon arsyen e mungesës së artistes para publikut.

Klipi me regji të Joseph Kahn shfaq një Taylor Swift të trishtuar në tapetin e kuq, e gatshme për të qenë e padukshme dhe larg syrit të paparacëve. Ndiqeni videon më poshtë:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.