Apeli i Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për të lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Ndërkohë, gjyqtari prej 4 ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet për korrupsion. Në banesën e tij, policia gjeti 34 milionë lekë të reja.
Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë.
Advertisement