Angelina Jolie transformohet

Angelina Jolie i rikthehet aktrimit.

Pas luftës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, për kujdestarinë e fëmjëve, aktorja e njohur është shfaqur gjithmonë e më keq në aspektin fizik. Megjithatë ajo është pjesë e dramës “Come Away”, ku do të aktrojë përkrah David Oyelowo, nga pamjet e së cilave duket se ka rimarrë veten. Filmi përfshin dy përrallat më të suksesshme në botë “Alice In Wonderland” dhe “Peter Pan” kohë më parë kur Liza dhe Peter ishin motër e vëlla..

Advertisement

Me një paruke, fund të gjatë dhe këmishë të bardhë, 43-vjeçarja na prezantoi me imazhin perfekt të viteve 1900. Fansat janë shprehur të lumtur që Jolie po e merr veten dhe shumë prej tyre presin me padurim ta shohin në ekranin e madh.

Ndërkohë filmi pritet të dalë në kinema vitin tjetër.