Para disa ditësh Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të dytë duke sjellë në jetë një vajzë.

Gjatë mbrëjmjes në “Xing me Ermalin” moderatori u shpreh me humor se: “Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë bravo mamit, po babi nuk ekziston?!

Advertisement

Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falenderues Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Amit. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë”, u shpreh Ermali.

“Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s’i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë”.

Ajo që prisnim me kureshtje ama, ishte emri i vajzës, por thuhej se çifti nuk po binte dakord për dhe madje po tentonin të bënin një kombinim të emrave të tyre.

Megjithatë është mësuar se vogëlushja e tyre do të quhet ashtu si një prej këngëtareve të njohura me famë botërore, pikërisht Sia. Zgjedhje e bukur, apo jo?