Amal jep një fjalim prekës dedikuar bashkëshortit George Clooney në AFI Gala

Ditën e djeshme u mbajt në Los Angelos, AFI Gala (American Film Institute), ku të ftuar të nderit ishin çifti Clooney që dukeshin sikur vinin nga epoka e Hollywood-it të hershëm plot stil dhe klas.

Advertisement

Ishte Amal Clooney ama, që preku zemrat e të gjithëve me fjalimin e saj dedikuar aktorit, ku shpalosi gjithë dashurinë për të.


“Ja disa gjëra që nuk i dinit për George. E para, është një zotëri. Është zotëri në çdo sens të fjalës, edhe pse ndoshta sot është e rrallë apo edhe e dalë mode.

Mendoj se talenti dhe karakteri i tij i mrekullueshëm e sollën këtu sot. Këto cilësi e bëjnë një bashkëshort dhe baba fantastik. U njoha me George kur isha 35 vjeçe dhe kisha filluar të mësohesha me idenë se s’do të martohesha ndonjëherë. Me kalimin e kohës fshiheshim në apartamentin tim në Londër dhe më dukej sikur, çfarëdo që të ndodhte, nuk do të doja të isha me askënd tjetër.

Nuk flija dot larg tij dhe më thonë se reagoj në një mënyrë specifike kur lexoj mesazhet apo letrat që më fshihte në çantë. Pesë vite më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai ka admirimin tim të plotë dhe buzëqeshjet e tij më shkrijnë gjithmonë. Dashuria ime, ç’kam gjetur tek ty është dashuria e madhe që kam shpresuar gjithmonë se ekziston. Dhe të të shikoj me fëmijët tanë, Ella dhe Alexander, është gëzimi më i madh në jetë.

Ti e mbush shtëpinë tonë me të qeshura dhe lumturi që para se fëmijët tanë të thonin “da-da” apo të bënin si dhelpra. Jam shumë krenare për ty, dashuria ime. Urime për këtë nder të madh që po merr sot. Jam krenare për ty dhe e di që kur fëmijët tanë të rriten dhe të mësojnë jo vetëm ç’ke bërë, por edhe kush je, edhe ata do të jenë krenarë për ty.” -kaq tha Amal Clooney dhe e bëri bashkëshortin e saj  (përfshirë ne) të përlotej.