Amal dhe George Clooney janë në pritje të ëmbël të binjakëve. Lajmi është bërë zyrtar gjatë emisionit “The Talk” të Julie Chen.

“Beyonce nuk është e vetmja superstar që pret binjakë. Urime për çiftin George dhe Amal Clooney!”- tha prezantuesja gjatë transmetimit.

Advertisement

Ylli 55 vjeçar i Hollywood dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 39 vjeçarja Amal do të shtojnë familjen e tyre me dy pjesëtarë të rinj, të cilët pritet të vijnë në jetë gjatë muajit qershor.