Almeda Abazi i futet muzikës, së shpejti me një këngë të sajën?

Ka disa muaj që bukuroshja Almeda Abazi është bërë pjesë e ekranit në Shqipëri, ku po prezanton edicionin e sivjetshëm të spektaklit “Dancing With the Stars”.

Kjo është dhe eksperienca e dytë si moderatore pasi prezantoi “Këngën Magjike” dhe siç kemi parë e ka arritur me sukses misionin e saj, pasi publiku e ka pritur mjaft mirë. Të gjithë e dimë se ajo ka qenë ish-Miss Shqipëria, një aktore në Turqi, modele dhe moderatore, por së fundmi do e shikojmë edhe si këngëtare.

Advertisement

Burime për Panorama Plus thonë ekzaktësisht se “modelja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar një këngë pop dhe se kënga do të jetë në anglisht”.

Në fakt bukuroshja 26-vjeçare, e ftuar në disa emisione turke, ka performuar këngë të ndryshme dhe shqip mbi të gjitha!

Interesante!