Emisioni më i ri që do të fillojë në Klan, “Në kurthin e Piter Pan” , me zor po pritet nga fëmijët dhe të rriturit.

Prezantuesja e këtij emisioni, Alketa Vejsiu, po fillon të zbulojë pak nga pak disa nga surprizat.

“Në kurthin e Piter Pan” do të startojë në 19 mars dhe të paktën 10 fëmijë që do të rrinë çdo të hënë në një panel që do të provokojnë të fturit e ndryshëm që do të vijnë çdo javë.
I ftuari i parë do të jetë Ermal Mamaqi, i cili do të përballet me pyetjet pikante të vogëlushëve. Tani që sapo është bërë baba për herë të dytë, Ermali duhet të jetë i përgatitur jo vetëm për veten, por edhe për Amin…. Kush e di se ç’duan të mësojnë fëmijët.

E ftuar pas Ermalit do të jetë një nga personazhet për të cilën kurioziteti i publikut është i madh, pikërisht Xhensila Myrtezaj. Këtë e ka zbuluar vetë Alketa, e cila ka postuar një foto të këngëtares, duke i kërkuar prindërve të pyesin fëmijët për pyetjet që duan ti bëjnë Xhensilës. Pavarësisht se mediat flasin për shtatzëninë e saj, ajo ende nuk e ka pranuar publikisht. Ndoshta fëmijët do dinë se si ta bëjnë Xhensilën të flasi.

Deri atëhere s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.