Albano Bogdo arriti të bëhej i famshëm në një kohë shumë të shkurtër në Apartamentin 2XL, por mesa duket fama nuk ka ndikuar pozitivisht në jetën e tij.

Së fundmi Albano ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka treguar për problemet e tij me alkoolin, si pasojë e panikut dhe ankthit.

Advertisement

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”,-është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh aktori, që prej qershorit të 2016-ës, ai i ka ndërprerë marrëdhëniet me alkoolin për tu përmirësuar nga ana shëndetësore, për të cilën ka falenderuar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë. Aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama.