Alban Skënderaj ka folur për projektet muzikore dhe për koncertin e tij të shumëpritur të titulluar “Hapsira e një ëndrre”.

Përveç këtyre ai ka folur edhe për jetën e tij private.

Advertisement

Kantautori i famshëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, i është përgjigjur pyetjes nëse zihet me Miriamin për shkak të vajzës së tyre Ameli. “ Sa të duash! Është normale. Kur vjen në jetë një fëmijë, qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë jam në minorancë dhe duhet ta mbyll pak gojën…”,- ka rrëfyer këngëtari I njohur.

Sakaq Skënderaj ka deklaruar se ai dëshironte që të ishte babi i një djali. “Në fillim e kisha pak këtë…çun! Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs, në futboll… Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati!“,- është shprehur artisti i njohur.