Fubollisti brazilian Robinho është akuzuar se ka përdhunuar një adoleshente shqiptare në vitin 2013, vepër për të cilën u dënua me 9 vite burg.

Pavarësisht faktit se ai ende ka mundësinë për apelim, duket se ka filluar të vuajë pasojat. Ekipi i Santos në të cilin Robinho priste transferimin i ka mbyllur dyert. Në një intervistë për “ESPN”, presidenti i Santos ka thënë se ekipi kërkon lojtar me imazh të mirë dhe Robinho nuk mund të futet në të.

Advertisement

“Shpresoj që Robinho të jetë i pafajshëm, por për momentin nuk mund ta marrim në klubin tonë, pasi nuk është profili që kërkojmë. Nuk mund të vemë në diskutim vlerat e klubit”,- ka thënë ai.