Aktorja e famshme rikthehet sërish me ish-in dhe këtë herë nuk e fsheh dot dashurinë

Edhe pse e famshme, aktorja Emma Watson është tepër e rezervuar për jetën e saj private, por ketë herë nuk i shpëtoi dot aparatit të paparacëve. 

Pasi i dhanë fund lidhjes në maj të këtij viti, fotot më të fundit tregojnë se Emma dhe fotografi Chord Overstreet janë sërish bashkë.

Advertisement

Dyshja u fotografua  në Los Angeles teksa putheshin dhe përqafoheshin gjatë gjithë kohës.

Zërat se ata ishin në një marrëdhënie nisën që në shkurt, ku u fotografuan në një koncert në praninë e njëri-tjetrit, por më pas nuk u panë më bashkë.

“Nuk mundem dot të flas për të dashurin tim dhe pastaj të pretendoj që paparacët të mos shkrepin një mal me foto para shtëpisë sime. Gjë që s’bëhet.” u shpreh Watson në një intervistë për Vanity Fair.