Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

​Aktorja 35-vjeçare, Kirsten Dunst dhe i dashuri i saj Jesse Plemons janë bërë prindër për herë të parë.

Advertisement

Një burim ka zbuluar se aktorja ka lindur në një klinikë private dhe ka sjellë në jetë një djalë.

“Lindja kaloi shkëlqyeshëm dhe Kirsten e Jesse janë të lumtur”, ka thënë një burim për People. Aktorja Hollywoodiane ende nuk është prononcuar për media për lindjen e djalit.

Kirsten dhe Jesse janë së bashku prej dy vitesh dhe janë njohur gjatë xhirimit të serisë kriminalistike Fargo, në të cilën aktronin çiftin e martuar.