Martesa e papritur e Adelina Tahirit me biznesmenin maqedonas, bëri që mediat rozë të aludonin për një shtazëni të mundshme të këngëtares.

Para disa ditësh ishte vëllai i Adelinës, Edmondi ai që konfirmoi shtatzëninë e së motrës, pasi publikoi në Instastory veshje fëmijësh në ngjyrë blu, duke na treguar që këngëtarja po priste nje djalë.
Megjithatë nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo vetë ka pranuar se së shpejti do te bëhet mami dhe ka treguar se është në pritje të një djali.

Advertisement

“Është djalë”,- shkruan Adelina krah fotos, teksa e shoqëron me një emoji (ikonë) engjëlli.