A jeni gati t’i jepni ngjyra jetës tuaj? Shihni çfarë ju pret sot në “Colour Day Festival”

Ëndrrat më të bukura janë ato që i krijon vetë dhe u jep ngjyrat që do. Sa më shumë ngjyra, aq më mirë.

Në orën 12:00, në sheshin “Nënë Tereza” për herë të parë në shqipëri do të zhvillohet “Colour Day Festival”, plot muzikë, buzëqeshje dhe ngjyra për të gjithë. Skena shumëngjyrëshe do të mirëpresë performuesit më të mirë, DJ dhe bandat muzikore më të mira të momentit. Qytetarët do të kenë mundësi të ngjyrosin botën e tyre, ndërsa të gjithë të dashuruarit pas muzikës, por edhe aventurës, do të kenë mundësi që të shijojnë surprizat dhe aktivitetet e shumta që do të zhvillohen duke e mbushur ditën me muzikë, buzëqeshje dhe ngjyra!

Advertisement

Programi do t’ju sjellë disa nga DJ lokalë më të dashur si Aldo, Abel, Boocky, Indri, Olti dhe Sardi.

Do të kemi kënaqësinë të shohim të performojnë në një skenë të vetme artistët më në zë të momentit dhe jo vetëm. Që pas famës ndërkombëtare që po korr së fundmi, Elvana Gjata do të performojë në Colour Day Festival përkrah artistëve si Alban Skënderaj, Lura Elezi, Capital T, Majk, Lumi B, Buta, Arilena Ara dhe Gjergj Kaçinari, duke plotësuar kështu mozaikun shumëngjyrësh të rrymave të muzikës.

Deri tani folëm për artistët tanë, të cilët sigurisht që do të jenë gjithnjë të pranishëm në evente të këtyre përmasave, por nuk mbetet me kaq…

Këtë herë bashkohet në festimin më shumëngjyrësh që keni parë ndonjëherë dhe Dj George Siras duke sjellë vetë verën në Sheshin Nënë Tereza së bashku me Michael Tsaousopoulos. Gjithashtu, pjesë e mozaikut të performancave do të bëhet edhe dyshja Ace2Ace nga Greqia për t’ju ofruar një performancë me tone groovy, tekno, elektro dhe house progresiv.

Dhe meqë ishim te house progresiv, The Mode do t’ju shpalosë ngjyrat e tyre me tone të forta të muzikës dance elektronike. Ata përfaqësojnë kombinimin e suksesshëm të një muzikanteje shumë të talentuar dhe dy DJ fantastikë, duke sjellë eksperiencën e skenave më të mëdha të Greqisë.

I fundit, por absolutisht jo nga rëndësia, përmbyllësi i një liste të gjatë e të pasur performuesish dhe qershia mbi tortë, vetëm për kënaqësinë tuaj, direkt nga Gjermania… Tujamo. Electro House është kryefjala, prandaj përgatituni të “tërboheni”.

Sigurisht që në këtë event nuk mund të mungojë karizma e Fatma Methasanit, e cila moderon emisionin “Fun Day” në IN TV dhe Flori Gjinit, i cili i jep energji ditës tuaj që në mëngjes me emrisionin “Chaud Patate” në NRG Radio. Këtë herë dy moderatorët janë bërë bashkë për të na shtuar energjinë me moderimin e tyre në “Colour Day Festival”. Gjithashtu, pjesë e këtij festivali do të jetë dhe suporti i Pop Culture me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën.
Hidhini një sy “Colour Day Festival 2016” në Athinë për të krijuar një ide se çfarë ju pret, sot nga ora 12 deri ne oren 00:00.

Për të marrë pjesë do t’ju duhet të keni biletën tuaj. Mund ta blini paraprakisht online në pentagrami.al ose në ditën e festivalit. Përfshirë në çmimin e biletës do të jetë dhe qeska e parë me pluhur të ngjyrosur.