A është kjo vajzë arsyeja e ndarjes së Gigit nga Zayn? (Foto)

Ndarja e supermodeles, Gigi Hadid me këngëtarin Zayn Malik habiti dhe mërziti shumë fansa të çiftit.

Megjithatë vetë ata nuk duken dhe aq të mërzitur, sidomos Zayn, i cili këtë të premte është fotografuar në Miami Beach në rezidencën e tij me qira ndërsa përqafohej me një vajzë tjetër, që mesa duket është shkaku i ndarjes nga modelja bukuroshe.

Advertisement

Nga ana tjetër, ditën e djeshme Gigi është fotografuar në rezidencën e saj në New York më në formë se kurrë, dhe dhimbjen për ndarjen nga ish partneri nuk e reflektonte aspak.

Çifti i famshëm është ndarë pas një periudhe dy vjeçare së bashku dhe mesa duket e kanë lënë pas krahëve dhimbjen.