Sa shpejt kaluan 5 vjet!

Në 29 Prill të vitit 2013, emisioni “You&Me” në Energy Radio nisi rrugëtimin e tij të gjatë dhe mjaft të suksseshëm. 5 vite më vonë “You&Me” ka marrë eksperiencën e nevojshme, por prap ndihet sikur lindi dje.

Në fillim këtë rrugëtim e nisi dyshja energjike, Julka Gramo me Dritan Sharrën në pultin e transmetimit, ndërsa një vit më vonë energjisë së tyre ju bashkua dhe Arjon Muça, i cili u përshtat aq mirë, saqë nuk dallohej që ai kishte ardhur mbrapa në këtë emision.
Stili i veçantë i këtijë emisioni, lojërat, batutat, humori, surprizat, këshillat dhe energjia e përditshme e moderatorëve ka bërë që njerzit të rikthehen te dashuria e tyre e vjetër, radio.

Në 5 vjet, “You&Me” ka pasur shumë të ftuar super-special, të përzgjedhur me shumë kujdes nga stafi, duke bërë që në fund ata të largohen me shumë energji pozitive dhe përshtypjet më të mira nga ambientet e Energy Radio. Shpesh të ftuarit janë vënë në vështirësi, aq sa dhe janë skuqur nga pyetjet e sikletshme, por nga ana tjetër janë argëtuar aq shumë saqë intervistën e “You&Me” e kanë konsideruar si më të veçantën në jetën e tyre. Lojërat e përzgjedhura nga “treshja fantastike” janë pëlqyer aq shumë saqë kanë mbetur në memorien e tyre për një kohë të gjatë.

Megjithatë e bukura në “You&Me” nuk janë vetëm të ftuarit, por edhe përditshmëria me komunitetin, të cilët shtohen dita ditës për të dhënë opinionet e tyre mbi temat e përzgjedhura dhe për të marrë pjesë në lojërat e përgatitura. Mund ta themi me plot bindjen që komuniteti i këtij emisioni është një nga më besnikët që kemi parë ndonjëherë dhe këtë e vërtetojmë fare lehtë që në hapje, ku shumë prej tyre garojnë se kush të shkruaj mesazhin i pari dhe pa filluar mirë emisioni.

Një nga rastet më të veçanta dhe të vështira që ka kaluar “You&Me” ka qenë dhe shpëtimi nga vetëvrasja e një prej vajzave të komunitetit, e cila ishte fejuar pa dëshirën e saj me nje djalë që ajo nuk e donte. Pas këmbënguljes së madhe dhe këshillave të shumta që i dha Arjoni dhe Julka duke i kushtuar vëmendjen maksimale në emision, ajo hoqi dorë nga ai vendim, duke zgjedhur të shohë përpara se çfarë i kishte rezevuar fati. Sot, ajo jeton e lumtur në Angli me të dashurin e zemrës me të cilin u lidh pasi u nda nga partneri që i gjetën prindërit.

Pra, në 5 vjet “You&Me” nuk ka qenë thjeshtë një emision radiofonik, por është kthyer në një nga miqtë më të mirë të shumë personave, të cilët kalojnë dy orë argëtuese, më shumë energji pozitive, por edhe shprehin problemet e tyre të përditshme që ndoshta një miku të afërt nuk ja thonë dot.

Gëzuar ditëlindjen “You&Me”, Energy Radio është me fat që ju ka!

Për të parë se kush kanë qenë disa nga të ftuarit special në You&Me shfletoni galerinë e mëposhtme…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here