5 produktet që dermatologët nuk përdorin asnjëherë në lëkurën e tyre

Dermatologët nuk i lejojnë këto gjëra të mëposhtme t’i afrohen lëkurës së tyre, kështu që as ju nuk duhet ti përdorni ato nqs mundeni.

Furçë për pastrimin e kurrizit: qëndrimi dhe përdorimi i tij për një kohë të gjatë bën që shumë baktere të mblidhen dhe në asnjë mënyrë nuk duhet përdorur në lëkurë, po ashtu dhe zfungjeri i kuzhinës, ky mjet i pa pastër që përdoret për heqjen e lëndëve ushqimeve duhet të hidhet. Çfarë duhet të përdorni në vend të tyre? Duart tuaja dhe një pastrues të lëngshëm .
Skrabi: Lëkura në fytyrë duhet të trajtohet butësisht. Kështu që skrabi dhe paisje të tjera nuk janë të nevojshme dhe madje mund të shkaktojnë dëme, acarim, dhe në raste të rënda edhe akne.
Parfumi: aroma sintetike përbëhen nga kimikate potencialisht të dëmshme, si nafta, derivatet e benzenit, aldehidet dhe toluen, të cilat lidhen me reaksione alergjike dhe mund të shkaktojnë acarim dhe skuqje në zonën e aplikuar.
Pasta e dhëmbëve: mund të keni dëgjuar për mitin e kujdesit të lëkurës me pastë dhëmbësh. Por ka më shumë gjasa të shkaktojë acarim. Nëse e gjeni veten me një puçërr të kuqe dhe të acaruar, merrni një farmaci një produkt për të “vrarë” bakteret por mos përdorni kolinoz.
Dyll për depilim: Kur është fjala për depilimin Jennifer MacGregor (dermatologe) thotë që do të zgjidhte lazerin në vend të depilimit. Dylli i nxehtë i ngjitet lëkurës suaj dhe tërheq një shtresë të lëkurës së bashku me qimet dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe të vrasë lëkurën.

Burimi: Living

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.