Mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet eventi i shumëpritur nga të gjithë, sidomos nga birtanikët, ndarja e çmimeve The Bafta FIlm.

Bafta do të thotë “Akademia britanike e filmit dhe e artit televiziv”, që ka për qellim të nderojë me çmime artiste të ndryshëm të cilët kanë arritur që të realizojnë me sukses filmat e tyre.

Advertisement

Filmi “Shape of Water” nga Guillermo del Toro udhëheq këtë vit ceremoninë, me 12 nominime.

Për më tepër ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme:

Të ftuarit do të jenë të veshur me të zeza në mbështetje të Time’s Up lidhur me ngacmimet seksuale.

Joanna Lumley do të jetë në rolin e prezantueses duke zëvendësuar kështu Stephen Fry, i cili ka qenë i tillë 12 herë në këtë event.

Barazia dhe abuzimet seksuale do të jenë temat më të përfolura të mbrëmjes.

Katër filma (The Shape of Water, Darkest Hour, Three Billboards Outside Ebbing dhe The Post) janë në garë për të fituar sa më shumë çmime.

Dy aktorët në ngritje si Daniel Kaluuya i “Get Out” dhe Timothee Chalamet i “Call Me By Your Name”, janë në pritje për të rëmbyer dy çmime.