Të shtunën e datës 3 shkurt, Elvana prezantoi projektin e saj më të ri “3”.

Një projekt shumë i veçantë si nga përmbajtja, por edhe nga mënyra që artistja zgjodhi për promovimin e këtij projekti, duke i performuar të gjitha këngët LIVE.

Advertisement

Kurioziteti i publikut për këto këngë është i madh, por mesa duket pritjes i ka ardhur fundi…

Sipas një postimi që Elvana ka bërë në Instagram, këngët e këtij mini-albumi do të transmetohen me datë 10 në orën 20:05 në Top Channel. Krah spotit Elvana shkruan: Ndiq dritën, por kurrë mos harro rrënjët… “3” 10.02.2018, Top Channel.

Përpos këtij njoftimi, më në fund Elvana ka publikuar disa foto nga festa e prezantimit të mini-albumit me disa prej miqve te saj, krah të cilave shkruan: “3” EP.
Numri “3” është vendosur në titull, pasi është numri i fatit për Elvanën, i cili përkon gjithashtu dhe me ditëlindjen e saj, që e festoi ditën e prezantimit të këngëve. Ndërsa “Ep” (Extended Play) është një kategori që përdoret për matriale që nuk mund të klasifikohen as si single, por as si albume.

3EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

“3” EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

“3” EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Nga fotot shohim që Elvana ka shkëlqyer në ditëlindjen e saj, ku shfaqet me nje fustan të kuq dhe si gjithmonë, shumë e qeshur.