2 vite bashkë, Alfio ‘gdhend’ në trup tatuazhin për Fatmën

Alfio Rrotani dhe prezantuesja Fatma Methasani janë ndër çiftet më të përfolur të momentit, që prej momentit kur lidhja e tyre 2 vjeçare u bë publike.  Pas deklaratave të dashurisë që dyshja i bën njëri-tjetrit në rrjetet sociale, shefi i kuzhinës ka ‘gdhendur’ në trup tatuazhin që i dedikohet partneres së tij. “Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë që të bukura për të të thënë sa shumë të dua!…Prandaj vendosa të të kem në lëkurën time për të të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës sime!!!”- shkruan Alfio. Sigurisht nuk k amunguar as dedikimi e përgjigjia e prezantueses që në koment shkruan “Të dua sa bota”. 

Advertisement

 

Alfio Rrotani dhe Fatma Mehhasani janë në një histori dashurie prej 2 vitesh dhe janë njohur bashkë në ambientet e televizionin InTv ku kanë punuar së bashku. Ndonëse e mbajtën historinë e tyre të dashurisë larg syrit të publikut, tanimë çifti nuk i fsheh deklaratat e dashurisë e as surprizat që i bëjnë shumë shpesh njëri-tjetrit./ Bordo