16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje vonë, kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Italinë Veriore, njoftuan sot zyrtarë të zjarrfikësve. ”Autobusi, i cili udhëtonte në itinerarin Francë-Hungari, u përplas pak para mesnate në autostradën A4, pranë qytetit të Veronës. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë”,- njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës.

Advertisement