Ka bërë jo pak bujë në media dhe rrjete sociale lajmi se mbrëmjen e djeshme Miss Universe Kosova është zgjedhur një vajzë nga argjentina, Camila Barraza.

Pronari i “Alban Models Group” i cili është i njohur për organizimin e konkurseve të bukurisë në Kosovë ka reaguar kundër Agnesa Vuthajt e cila ka qenë edhe organizatorja e kompeticionit të Miss-it të këtij viti.

Advertisement

Për “Magazina.al” Alban Haziri ka thënë: “Kjo ndodhë vetëm në Kosovë dhe askund tjetër. Një Miss pos bukurisë në një garë ndërkombëtare, përfaqëon edhe kulturën dhe traditen e atij vendi që përfaqëson. Në rastin konkret cilën kulturë do ta përfaqësojë vajza nga Argjentina; atë të Kosovës apo Argjentinës?!”

Ndërkohë që ai ka shtuar menjëherë: “Këtu lind dyshimi që është prezentë cdo herë të organizimet e Agnesa Vuthajt; shitblerja e cmimit të parë. Nuk besoj se vajza nga Argjentina do udhëtonte aq larg për një garë, nëse nuk do merrte garanca se do zgjidheej Miss…” – ka përfunduar ai. /Blitz.al/