Zbulohet një tjetër performues i MTV VMA

MTV VMA do të jetë një eveniment për të mos u humbur ndërkohë që listës së performuesve të zyrtarizuar i shtohet edhe një emër: Future.
Rreperi 32-vjecar e ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në shfaqje përmes rrjeteve sociale.
Future pa diskutim që është rreperi më në zë dhe më i kërkuar i momentit.
Dy albumet e tij më të fundit dhe bashkëpunimi me Drake kanë zënë vëndin e parë në klasifikimet Billboard brenda një periudhe 7 mujore.
Future i bashkohet kështu listës së performuesve të VMA të shpallur më parë ku bëjnë pjesë Britney Spears, Nick Jonas dhe Rihanna.

Advertisement