SHARE

Ishte parashikuar të ishte gati që në ditën e inaugurimit, por tashmë është data 30 mars kur do të bëhet prezantimi i makinës me të cilën do të lëvizë presidenti amerikan Donald Trump.

Megjithatë kur duhen ende 30 ditë nga prezantimi, një foto e re e ashtuquajturës “The Beast” është publikuar. Limuzina e blinduar është duke iu nënshtruar testeve të fundit të sigurisë para se të jetë gati për presidentin.

Makina është ndërtuar nga “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane. Do të jenë 12 modele identike, i njëjti numër sa ishte në shërbim edhe të Presidentit Obama dhe familjes së tij dhe njëra prej tyre do të shoqërojë Trump në çdo dalje jashtë SHBA.

Risitë janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, që në modelin e ri janë në gjendje të përballojnë goditje më të fuqishme, si minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.

Në brendësi do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”.

Advertisement

Leave a Reply