SHARE

North dhe Saint shumë shpejt do të duhet t’i ndajnë lodrat e tyre me motrën e vogël.

Ashtu siç raporton TMZ, Kim Kardashian dhe Kanye janë duke pritur një vajzë me nënën mbartëse (surrogate). Fjalët kanë dalë pas punësimit të saj nga një Agjensi nga ku është përzgjedhur nëna që do të mbajë fëmijën për nëntë muaj.

kim kardashian kanye west Një tjetër burim i “People” thotë se Kim është marrë vetë me çdo detaj të dietës që nëna do të mbajë gjatë shtatëzanisë.

Nëna mbartëse përshkruhet sipas TMZ:

Një Afrikano-Amerikane rreth të 20-ave, e cila është e martuar prej pesë viteve dhe ka dy fëmijë. TMZ raporton se ajo është Demokrate me bindje partiake, ka një martesë të shëndetshme dhe ka një diplomë universitare.

Epo ndoshta ky detajë i fundit mund ta ketë intriguar Kim për të përzgjedhur atë si nënën surrogate të fëmijës së saj të tretë. 😉

Leave a Reply