Xhesika Berberi ndahet nga i dashuri për tenorin Saimir Pirgu?

Modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila aktualisht jeton në SHBA, nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se është e dashuruar. Ajo shpesh në rrjete sociale ka postuar fotografi me të dashurin e saj prej një kohe të gjatë, Evald Balla. Xhesika dhe Evaldi janë njohur para shumë vitesh dhe kanë ndarë një marrëdhënie shumë të bukur dashurie. Mirëpo ajo që mund të vëmë re teksa hedhim një sy në llogaritë në rrjetet sociale të Xhesikës është fakti se kohët e fundit ajo nuk ka postuar më foto me të dashurin e saj. Një detaj tjetër që e ka shtuar kuriozitetin ka qenë se vetëm përpara dy ditësh, tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu, ka postuar në Facebook kopertinën e revistës kosovare “Teuta”, në të cilën ai shfaqet shumë i afërt duke pozuar pikërisht me modelen Berberi.

Advertisement