SHARE

Me ardhjen e shtatorit ju këshillojmë të nxirrni pulovrat, xhaketat, çizmet dhe shajet e preferuar, por mos lini pas dore kujdesin ndaj duarve! Në këtë stinë të ftohtë kujdesi për duar të bukura dhe një manikyr argëtues nuk duhet t’ju mungojë! Ja trendet prej të cilave nuk duhet të hiqni dorë këtë vjeshtë!

E kuqja

E kuqja do të jetë një nga ngjyrat më dominante për këtë sezon! Aplikojeni këtë ngjyrë klasike për të qenë elegante dhe joshëse njëkohësisht!

 

Ngjyrat metalike

Ashtu si në grim, edhe tek thonjtë ngjyrat metalike po preferohen gjithmonë e më shumë! Mund të zgjidhni që nga ngjyrat e errëta dhe grija e deri tek ato më klasikët si e arta, e bronzta ose e argjendta për një rast të veçantë.

 

Gjysmë-hëna

Mes trendeve vjeshtë-dimër përmendim edhe disenjon me gjysmë-hënë. Gjysma e thoit në pjesën pranë gishtit me një ngjyrë të hapur ose nude, ndërsa pjesa tjetër me një ngjyrë të fortë si e kuqja, vishnja apo edhe grija.

 

Thonjtë me dekor 3D

Mund të preferoni edhe një stil disi më të ngarkuar,  për një rast të veçantë: puplat, lulet apo perçinat për të dhënë idenë e një disenjoje më të plotë, me fantazi pa limit! Nuancat? Të larmishme, nuk ka rregulla, mjafton të krijoni kontrast e gjallëri me to!

 

Tregoni kujdes të mos e ekzagjeroni me disenjon tuaj të preferuar! Edhe ta aplikoni në një gisht të vetëm do të tregonit stilin tuaj të veçantë! Moda e këtij sezoni ua lejon edhe këtë!

Advertisement

Leave a Reply