Xhesika Berberi është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare…

Prej disa vitesh modelja bukuroshe është shpërngulur në SHBA nga ku po jeton ëndrrën amerikane dhe po mundohet të bëhet pjesë e industrisë së modës atje. Dhe mesa duket nga postimet që ylli shqiptar bën në Instagramin e saj, po ia del mjaft mirë.

Advertisement

Përpos shoqërisë me shqiptarët që jetojnë atje, Xhesika po zgjeron njohjet dhe me personazhe të huaj mjaft të njohur nëpër botë. Në postimin e fundit në Instastory modelja shfaqet me këngëtaren aq të dashur për të gjithë, Selena Gomez. Vajzat duken shumë bukur pranë njëra tjetrës duke përcjellë shumë pozitivitet dhe dashuri. Mbi video Xhesika shkruan “E dua shumë!”. Të njëjtën video bukuroshja shqiptare e ka postuar dhe në Instagram, ku na jep mundësinë ta rishohim sërish dhe pasi të kalojnë 24 orë nga postimi.

 

Ende nuk dihet se çfarë e bashkoi Xhesikën me Selenën, por ne po shpresojmë që të jetë një projekt i përbashkët dhe ta shohim modelen shqiptare në ndonjë prej klipeve të këngëtares.