Wonder Woman vazhdoi të kryesojë edhe gjatë fundjavës që kaloi duke mbledhur 57 milionë e 180 mijë dollarë, për një total të përgjithshëm prej 205 milionë.

Ndërsa filmi “Mumja” mblodhi 32 milionë e 246 mijë dollarë në fundjavën e parë të daljes.

Advertisement

Në shkallën e fundit të podiumit është filmi i animuar “Capitan Mutanda”, me 12 milionë e 300 mijë dollarë në fundjavë, për një total në dy javë prej 44 milionë e 562 mijë dollarë.

Diana, e cila para se të ishte “Wonder Women”, ishte princesha e Amazonës, e stërvitur të bëhëj një luftëtare e pamposhtur dhe e rritur në një ishull të mbrojtur. Kur një pilot amerikan përplaset në breg të detit dhe paralajmëron një konflikt të madh, Diana vendos të braktisë shtëpinë e saj e bindur se do të ndalojë këtë katastrofë. Duke luftuar bashkë me pilotin, Diana do të zbulojë të gjitha fuqitë dhe fatin e vërtetë të saj.

Me protagoniste Gal Gadot ne film interpretojnë edhe Chris Pine, Robin Wright, Danny Huston, David Thewlis, Connie Nielsen, Ewen Bremner, Saïd Taghmaoui, Elena Anaya dhe Lucy Davis. Skenari është i Allan Heinberg dhe Geoff Johns, mbi bazëne një historie të Zack Snyder dhe Allan Heinberg