Vasili: Vetëm transparenca e shëron mosbesimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, konfirmon edhe një herë vullnetin e kësaj force politike për miratimin e pr/ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve Kushtetuese. Vasili tha se reforma në drejtësi ka qenë edhe në qëndër të takimit të tij me ambasadorët Lu e Vlahutin. Ai njëkohësisht bëri thirrje që debatet pë këtë cështje të mos jenë të pakapërcyeshme. “Reforma në drejtësi është një reformë madhore, një reformë të cilën qytetarët e presin dhe e kërkojnë. Debati është i mirëkuptuar, debati e përmirëson dhe e shëndosh përmbajtjen dhe cilësinë e ligjeve dhe besojmë se nuk ka asgjë të keqe. Por konstruktiviteti për të pasur një zgjidhje të shpejtë të drejtpërdrejtë dhe për të vajtur me ligje sa më cilësore e për t’i miratuar ato më 22 shtator është një qëndrim politik i pandryshuar”, ka thënë ai. Lidhur me ligjin për importimin e mbetjeve Vasili sqaroi se amendamenti i propozuar nga LSI synon transparencë përmes përfshirjes së shoqërisë civile në proces. “Ne kemi propozuar një pikë shtesë, që i mundëson shoqërisë civile si shprehja më e pavarur e opinionit mbarëqytetar që të jetë prezentë në këtë proces, të zhdoganimit dhe të kontrollit të këtyre mbetjeve, të cilat duhet të vijnë sipas legjislacionit të propozuar, sipas listës së blertë dhe normave të tjera që rregullojnë legjislacionin evropian në këtë fushë”.

Advertisement